OBRM-PDUKM: Komisioni për Financa të debatojë për energjinë elektrike

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Komisioni për Financa të debatojë për energjinë elektrike

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 21:33
Ilustrim

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dorëzoi në Kuvend nismën për mbajtjen e debatit mbikëqyrës në Komisionin për Financa dhe Buxhet, për arsyet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në kushte të krizës ekonomike.

Sipas kësaj partie, rritja e çmimit të energjisë në kushte pandemie nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër, madje disa shtete edhe i kanë ulur çmimet.

“Vlerësojmë se një vendim i këtillë për rritjen e çmimit të energjisë për 7,4% sipas nesh dhe pjesës më të madhe të opinionit është iracional dhe do të prek në mënyrë direkte xhepin e qytetarëve dhe standardin e tyre. Vlerësojmë se vendimi i KRRE-së ka për qëllim të mbrojë përfitimet e kompanive energjetike në llogari të buxhetit familjar të qytetarëve, por edhe të mbulojë harxhimet iracionale të shumave të mëdha, punësimeve partiake dhe nepotizmit”, deklaroi deputetja e OBRM-PDUKM, Marija Petrushevska.

Njëherit OBRM-PDUKM mbetet në qëndrimin për kthimin e çmimit të vjetër të energjisë elektrike, hetim të ndikimit partiak mbi Komisionin Rregullator dhe shpërbërjen e të njëjtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat