MASH: Orët mësimore do të transmetohen edhe në servisin kombëtar

Maqedonia

MASH: Orët mësimore do të transmetohen edhe në servisin kombëtar

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Fëmijët që nuk kanë pajisje për ndjekjen e orëve online gjatë kohës me Covid-19 do të kenë mundësinë të mësojnë si fëmijët e tjerë, njoftoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe informoi se plani dhe protokollet e miratuara nga Qeveria parashikojnë ndjekje të orëve të suksesshëm dhe për fëmijët që nuk do të jenë në gjendje të mësojnë përmes platformës online.

“Për atë qëllim, fëmija ka mundësi të ndjekë mësimet me prani fizike në klasë, ndërsa mësuesit u mësojnë fëmijëve të tjerë përmes platformës online. Gjithashtu, për fëmijët, prindërit e të cilëve kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të dërgohen në shkollë me prani fizike dhe nuk kanë pajisje, Plani ofron mundësi për të marrë materiale të shtypura. Këto materiale do t’u dorëzohen prindërve nga mësuesit në përputhje me të gjitha masat dhe protokollet për mbrojtje nga Covid-19. Në mënyrë që çdo fëmijë të ketë qasje në materialin mësimor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në negociata për të transmetuar video 15 minutëshe me një orë të caktuar në Servisin Kombëtar në kanalet speciale që ofrohen”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Mësuesit do të kenë detyrimin të komunikojnë rregullisht me fëmijët dhe familjet e tyre dhe të monitorojnë progresin e tyre në të mësuar.

Qëllimi prioritar dhe më i rëndësishëm, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është sigurimi i qasjes në arsim për çdo vajzë dhe djalë në vend, pa marrë parasysh se ku jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat