Mësimi “online” në Maqedoni, nxënësit dhe arsimtarët pa pajisje

Maqedonia

Mësimi “online” në Maqedoni, nxënësit dhe arsimtarët pa pajisje

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Platforma Kombëtare për mësim nga distanca ka nxjerr probleme për drejtoritë e shkollave fillore dhe të mesme. Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga fillimi i vitit të ri shkollorë, sigurimi i pajisjeve kompjuterike për arsimtarët që do të zbatojnë mësimdhënien “on-line” është i pasigurt.

Edhe mungesa e laptopëve apo tabletëve të nxënësve është problemi tjetër që do të pengojë mësimin në distancë. Vetëm në Shkollën Fillore “Liria” në Shkup, afër 1/4 e nxënësve nga klasa e 4 deri në të 9, nuk kanë mundësi për qasje në internet apo nuk kanë pajisje adekuate, thotë drejtoresha Teuta Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat