Arrestohen tre persona në Kumanovë për shkak tregtisë me imigrant

Maqedonia

Arrestohen tre persona në Kumanovë për shkak tregtisë me imigrant

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 14:39
Suzana Praniq Talevska

Këtë mëngjes, u bë një kontroll në dy shtëpi në fshatrat Llojan dhe Vaksincë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale kontrabandë së imigrantëve, informoi Suzana Praniq Talevska.

Gjatë kontrollit në shtëpi dhe lokalet ndihmëse në pronësi të personit L.A. (66) në fshatin Vaksincë, u gjetën 10 imigrantë nga Bangladeshi, për shkak të të cilës janë arrestuar L.A. dhe F.A. (27) nga fshati Vaksincë. Ndërsa në fshati Llojan gjatë kontrollit në shtëpinë dhe mjediset ndihmëse në pronësi të A.A. (48) janë gjetur 18 imigrant, 16 nga Pakistani dhe dy nga Afganistani, në mesin e të cilëve katër të mitur.

Personi Z.A. (53) nga fshati Lojane u ndalua në lidhje me ngjarjen.

Gjatë ditës së sotme, personat e ndaluar do të sillen para gjykatës, ndërsa imigrantët do të transferohen në Qendrën e pritjes “Vinojug”, në Gjevgjeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat