Osmani: Edhe Bullgaria ka interes rajonal për t’u integruar në BE

Maqedonia

Osmani: Edhe Bullgaria ka interes rajonal për t’u integruar në BE

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:40
Bujar Osmani

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, sot deklaroi se është optimist që Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje arsimore dhe historike do të gjejë zgjidhje pas çështjes së Goce Dellçevit.

Osmani tha se gjithashtu është në interes të Bullgarisë, që shtetet e rajonit të integrohen në BE.

“Besoj në kapacitetin shkencor dhe profesional të historianëve tanë të gjejnë tekst të përbashkët në atë pjesë”, tha Osmani në konferencën e përbashkët në MPJ me sekretaren e përgjithshme të Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC), Majlinda Bregu.

I pyetur nëse Komisioni do të arrijë zgjidhje për çështjen e Dellçevit dhe si do të ballafaqohet politika me kërkesën e Bullgarisë e cila kushtëzon çështjet të mbyllen deri në fillim të negociatave, Osmani tha se nuk dëshiron të paragjykojë dhe lë mundësi që komisionet të mbajnë takime dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët gjegjësisht t’i harmonizojnë këto dallime në interpretime.

“Nuk do të paragjykoja do të kisha lënë mundësi që Komisionet të takohen dhe të bëjnë përpjekje të gjejnë një gjuhë të përbashkët, gjegjësisht t’i harmonizojnë këto dallime në intepretim. As nuk dua të jem pesimist në lidhje me atë se nuk do të arrijnë. Siç arritën deri tani të gjejnë tekst të përbashkët që është i pranueshëm për të dy palët për shumë personalitete të rëndësishme historike, ashtu mendoj se do të gjejnë edhe tekst të përbashkët për shënim gjegjësisht për interpretim të atyre dallimeve edhe për figurat tjera historike të cilët janë në atë listë”, tha Osmani.

Porositi se sipas planit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë do të zhvillohet gjithë komunikimi në lidhje me çështjen e Bullgarisë, duke theksuar se komunikimi midis dy vendeve është mënyra më e mirë të tejkalohen dallimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat