Policia kontrollon automjetet që kalojnë përreth ndërtesës ku jeton Jankulloska

Maqedonia

Policia kontrollon automjetet që kalojnë përreth ndërtesës ku jeton Jankulloska

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:50
Policia duke kontrolluar automjetet

Gjykata e Lartë ende është duke shkruar vendimin për rastin “Tanku”. Gjykata më e Lartë ka konfirmuar që ish-ministrja e brendshme Gordana Jankulloska duhet të shkojë në burg. Ndonëse vendimi është marrë, ende nuk ka ndonjë kërkesë me shkrim që Jankullovska të shkojë në burg ku duhet të vuaj dënimin prej katër vjetësh. Supremja nuk zbulon kur do të shkruhet dokumenti.

“Vendimi sa më shpejt të jetë e mundur do t’i dorëzohet Apelit dhe Gjykatës Penale. Nuk mund të themi saktësisht cilën ditë”, thonë nga Gjykata Supreme.

Pasi vendimi të jetë gati dhe të dërgohet tek Gjykatat kompetente, gjykatësi do të duhet të caktojë termin, kur dhe ku Jankulloska duhet të fillojë ta vuajë dënimin katër-vjeçar për blerjen e Mercedesit luksoz. Ish ministrja gjithashtu ka të drejtë të kërkojë shtyrjen e dënimit. Edhe sot, ka policë përreth ndërtesës ku jeton Jankulloska. Kontrollohen të gjithë ata që dalin, hyjnë apo kalojnë para ndërtesës.

“Policia kontrollon çdo automjet që kalon rreth ndërtesës ku jeton ish ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska. Ndoshta për shkak të arratisjes spektakolare të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, policia kontrollon bagazhet e secilit automjet”.

Jankullovska tha se është në shtëpi dhe se nuk ka ndërmend të ikë. Përveç saj, Gjykata Supreme refuzoi ankesën për rishikim të jashtëzakonshëm të dënimit me dy vjet burg edhe për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Ai u arratis në Hungari dy vjet më parë, disa ditë para se të paraqitej në burgun e Shutkës për ta vuajtur dënimin. As prokuroria dhe as policia ende nuk e kanë vërtetuar se kush e ndihmoi të arratisej nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat