Pandemia, LOE kërkon masa urgjente

Maqedonia

Pandemia, LOE kërkon masa urgjente

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:54
Danela Arsovska

Deri në fund të vitit, me gjasa kompanitë do të marrin nga 14,500 denarë për punonjës.Sonte, qeveria do të dakordojë kushtet për atë se cilat kompani do të marrin këtë ndihmë shtetërore, por edhe nëse masa do të jetë e vlefshme deri në mars të vitit të ardhshëm. Pikërisht kjo, zgjatja e ndihmës shtetërore prej 14,500 denarë edhe në tremujorin e parë të vitit 2021 është një nga 25 kërkesat e Shoqatës së Odave Tregtare drejtuar Qeverisë.

E rëndësishme është të krijojmë protokolle të sakta të punës për të gjitha veprimtaritë në Maqedoni, sepse gjashtë muaj pas fillimit të kësaj krize, është me të vërtetë e rëndësishme të dimë se si do të jemi të përgatitur për gjithçka që do të ndodhë më tej. Paketa jonë ishte më e vogla, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Nëse ka një valë tjetër, ne me të vërtetë nuk e dimë se si do të përballemi me atë që vijon, veçanërisht kur pas gjashtë muajsh nuk kemi rregulla loje- deklaroi Danela Arsovska  -Kryetare e LOE

Ata thonë se të gjitha kërkesat dhe propozimet e Odave tregtare shqyrtohen në Qeveri. Grupi i katërt i masave të ndihmës për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi duhet të jetë deri në fund të kësaj jave.

Do të synohen sektorët më të prekur, por në të njëjtën kohë do të synohen ata qytetarë, që kanë vërtet nevojë në mënyrë që të dalim së bashku dhe ta kapërcejnë këtë krizë- tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Tani për tani, dihet se ndihma financiare nga shteti do t’u ofrohet të papunëve që nuk kërkojnë punë, prindërve të vetëm, të falimentuarve dhe pensionistëve që kanë pensione deri në 15 mijë denarë. Tre masat e para kushtuan 550 milion euro, para që Qeveria i siguroi përmes huamarrjes në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat