Bekteshi: Pakoja e katërt e masave deri në fund të javës

Maqedonia

Bekteshi: Pakoja e katërt e masave deri në fund të javës

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:57
Kreshnik Bekteshi

Pres që deri në fund të kësaj jave të jetë gati pakoja e katërt e masave për ndihmë të qytetarëve dhe biznesit.

Me pakon e re të masave do të jenë të targetuar edhe sektorët më të goditur, por edhe qytetarët të cilët kanë më së shumti nevojë me qëllim që bashkërisht ta përballojmë krizën nga korona, theksoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Siç paralajmëroi edhe kryeministri Zoran Zaev ne tashmë kishim disa takime, ndërsa mbajtëm edhe këshillin ekonomik. Sot vazhdojmë me mbledhjet në të cilat i bëjmë të gjitha projeksionet. Tashmë janë marrë të gjitha kërkesat nga odat ekonomike dhe për momentin po bëhen analizat e fundit. Si institucion i dërguam edhe propozimet tona me odat ekonomike dhe pres që gjatë javës do të dalim me pakon e katërt të masave ekonomike me qëllim që t’i ndihmojmë qytetarët, por njëkohësisht edhe biznesit”, tha Bekteshi në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme të përbashkët me drejtorin e TAV Alper Ersoj.

Ai theksoi se nuk do të mund të thuhej se vendi ka ofruar ndihmë më të vogël në rrethinë për bizneset nëse kihet parasysh vlera e tri pakove të para të masave ekonomike për përballje me pasojat nga pandemia me Kovid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat