Deputetët e Lëvizjes Besa do të veprojnë si deputetë të pavarur

Maqedonia

Deputetët e Lëvizjes Besa do të veprojnë si deputetë të pavarur

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:03
Lëvizja Besa

Deputetët e Lëvizjes Besa sot njoftuan kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi se do të veprojnë në kuadër të koalicioni ‘Munde=mi’, por si deputetë të pavarur.

Ata kanë njoftuar kryetarin e Kuvendit se me këtë nuk do të ndryshojë asgjë në funksionimin e koalicionit, por duan të jenë deputetë të pavarur të Lëvizjes Besa.

Lëvizja Besa për shkak se ka vetëm 4 deputetë, nuk mund të formojë grup kuvendar dhe për këtë shkak ata do të veprojnë si të pavarur.

Javën e kaluar te kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi arritën katër njoftime për formim të grupeve kuvendare edhe atë nga koalicioni ‘Mundemi’ të LSDM-së, BDI, OBRM-PDUKM dhe koalicioni dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Ndryshe, për formim të grupi kuvendar nevojiten minimum pesë deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat