Reformat në ligjin për pensionet krijojnë huti në opinion

Maqedonia

Reformat në ligjin për pensionet krijojnë huti në opinion

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:06
Foto Ilustrim

Deklaratat e ndryshme rreth reformës në ligjin për pensionim krijojnë huti në opinion. Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska me deklarata të ndryshme për të njëjtën gjë. Është e paqartë nëse pensionimi në moshën 64 vjeçare do të zbatohet për të gjithë, ose vetëm për administratën publike.

Ne jemi duke marrë një vendim mbi pensionim të detyrueshëm në moshën 64 vjeçare, ku zonjat mund të zgjedhin nëse duan të dalin në pension në moshën 62 vjeçare – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.

Është një ligj që do të përfshijë të gjithë punonjësit e sektorit publik – tha Jagoda Shahpaska, ministre e punës dhe politikës sociale.

Megjithëse reformat rreth pensionimit janë debatuar që nga formimi i qeverisë së re, ende nuk është e qartë për qytetarët se çfarë dëshiron të arrijë qeveria dhe çfarë do të fitonin ata nga kjo. Për ta nuk është e qartë se kur do të dalin në pension, por gjithashtu se çfarë ndodh rreth mundësisë së blerjes së stazhit deri në pesë vjet, d.m.th mundësia për të dalë në pension me 59 ose 57 vjet.

“Unë nuk e di se me çfarë vendimesh do të përfundojë, por përsëri mendoj se është më mirë të pensionohemi më herët”.

“Me 62 dhe 64 vjeç, por mund të ndryshojë, duhet t’i pyesin ata që kanë njohuri, jo neve qytetarëve të rëndomtë”.

“Administrata do të punojë deri në 80 vjet, por a mundet që punonjësi i tekstilit të punojë aq, ai duhet të pensionohet në moshën 50 vjeçare”.

Mundësia e blerjes së pesë viteve të stazhit, për pension të parakohshëm nuk është ende një temë diskutimi në Qeveri. Sipas Shahpaskës, zgjidhja ligjore nuk po funksionon ende, sepse së pari duhet të debatohet për të. Deri më tani, nuk kemi marrë një përgjigje nga Odat ekonomike, se cili është qëndrimi i tyre mbi reformat e fundit të pensioneve dhe nëse ata kanë propozimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat