S’ka vendim për qëndrimin ditor në shkolla

Maqedonia

S’ka vendim për qëndrimin ditor në shkolla

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:26
Foto Ilustrim

Komisioni për Sëmundje Infektive pavarësisht se diskutoi, nuk mori asnjë vendim për qëndrimin dhe mësimin tërë ditor në shkolla.

Sipas KSI-s miratimi i këtij vendimi do të varet nga shumë faktorë. KSI-ja ka kërkuar nga Ministria e Arsimit të dorëzojë numër të saktë të fëmijëve që do të duhet të qëndrojnë më gjatë në shkollë për shkak të dy prindërve të angazhuar në punë. Nga ana tjetër shumë prindër të cilët ankohen se nuk mund t’i sigurojnë pajisjet për mësimin “online”, këmbëngulën që procesi të zhvillohet me prani fizike.

Sipas përqindjeve, derisa shumica e prindërve kërkojnë prezencën fizike e ajo është 75 %, kjo nënkupton se 30-35 % e fëmijëve, e familjeve nga ky numër i madh sigurisht ndoshta nuk janë dakord për shkak se nuk kanë mundësi ta ndjekin mësimin me online”-tha Shpresa Useini, drejtore e sh.f “Ismail Qemali” Gostivar.

Gjithashtu, drejtoresha Useini tha se në shkollën qendrore “Ismail Qemali” tashmë janë siguruar kompjuter për zbatimin e “platformës kombëtare për mësim nga distanca”, por duhen akoma donacione për furnizimin edhe të shkollave të tjera periferike.

Do të na duhen ende donacione për shkak se mësimi online kërkon përgatitje më të thella pasi që çdo klasë do të duhet të jetë e pajisur me kompjuter adekuat edhe me kamera me të cilat fëmijët do të mund ti ndjekin mësimet”-pohoi Shpresa Useini, drejtore e sh.f “Ismail Qemali” Gostivar.

Ditë më parë ministrja e Arsimit, Milla Carsovska tha se se rreth 40 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kenë mundësi ta ndjekin mësimin “online” për shkak të gjendjes ekonomike në familjet e tyre. Të njejtëve, shkollat do t’u dërgojnë materiale të printuara në shtëpi si dhe mësimin do të mund të ndjekin nga televizioni komëbwtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat