Bekteshi: Do të bëj përpjekje maksimale për të realizuar subvencionimin e punësimeve

Maqedonia

Bekteshi: Do të bëj përpjekje maksimale për të realizuar subvencionimin e punësimeve

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 17:13
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot tha se si ministra dhe drejtorë janë të obliguar që ta realizojnë Programin e Qeverisë në mënyrë që të përmbushen kërkesat e tyre.

Ai si ministër thotë se do të bëjë përpjekje maksimale për ta realizuar subvencionimin e punësimeve në sektorin privat sipas përkatësisë etnike.

“S’besoj se në Qeveri ka mospajtime për subvencionimin e punësimeve në sektorin privat sipas përkatësisë etnike. Kjo si masë është paraparë në programin qeveritar që u miratua nga Kuvendi. Ne si bartës së funksioneve jemi të obliguar që masat e parapara në Qeveri t’i realizojmë gjatë mandatit”, tha Bekteshi.

Bekteshi tha se do të kërkojnë nga Qeveria që në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm të parashihen mjete për zbatimin e kësaj mase.

“Masa s’ka të bëjë vetëm për një etni, por ka të bëjë për të gjitha kompanitë private që menaxhohen nga një person i një etnike tjetër dhe punëson persona nga bashkësitë e tjera etnike. Këto etni do të subvencionohen nga Qeveria. Kjo nuk do të thotë se vlen vetëm për shqiptarët, turqit dhe maqedonasit. Kjo masë është për çdo kompani private që udhëhiqet nga një shqiptar dhe punëson maqedonas do të mbështet nga Qeveria dhe e kundërta”, tha Bekteshi duke thënë se këtë mënyrë do të afrohen qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat