OBRM-PDUKM do abstenojë për ndryshimet e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm

Maqedonia

OBRM-PDUKM do abstenojë për ndryshimet e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 18:28
OBRM-PDUKM

Bllagica Lasovska nga OBRM-PDUKM thotë se partia e saj do të abstenojë në Kuvend për ndryshimet në Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm.

Një vendim i tillë, sipas saj, vjen për shkak se nuk janë pranuar amendamentet për sigurimin e kompjuterëve për fëmijët të cilët nuk kanë.

“Vetëm për shkak se shumica kuvendare nuk pranoi amendamentet tona, ne do të abstenojmë. Amendamentet ishim sigurimi i kompjuterëve dhe internet për gjithë nxënësit”, tha Lasovska.

Sipas ministres së Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska ndryshimi kyç i ligjeve është rregullimi i mësimit nga larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat