Dimitrov në takim me Roth: Maqedonia e Veriut mbetet prioritet i lartë për udhëheqësinë gjermane

Maqedonia

Dimitrov në takim me Roth: Maqedonia e Veriut mbetet prioritet i lartë për udhëheqësinë gjermane

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:55
Foto Ilustrim

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, këtë mëngjes ka realizuar takim me ministrin gjerman për Evropë Michael Roth, vend i cili kryeson me BE-në deri në fund të vitit.

Siç njofton AIM, Dimitrov e ka informuar Roth për prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë në fushën e eurointegrimeve dhe ka potencuar se “procesi aderues është mjeti më i mirë për të vendosur standarde dhe parime evropiane”.

“Maqedonia e Veriut është e përkushtuar të jetë vend demokratik, në të cili ndo të sundojë e drejta”, tha Dimitrov.

Ndërsa ministri gjerman Michael Roth, ka thënë se Maqedonia e Veriut mbetet prioritet i lartë për udhëheqësinë gjermane.

“Konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, fillimi i negociatave, janë nga prioritetet kryesore për udhëheqësinë gjermane me BE-në”, tha Roth.

Zv.kryeministri Dimitrov sot në Bruksel do të realizojë takim edhe me eurokomesarin për zgjerim Oliver Varhelyi, si dhe me nënkryetarin e Komisionit Evropian i angazhuar për politika të migracionit, Margaritis Sinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat