Flet djaloshi që ndaloi ofendimet e “Komitëve” ndaj shqiptarëve në Shkup

Maqedonia

Flet djaloshi që ndaloi ofendimet e “Komitëve” ndaj shqiptarëve në Shkup

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Në fundjavën e kaluar ndodhi edhe një vazhdim i serialit famëkeq nëpër rrugët e Shkupit kur shqiptarët fyhen dhe ofendohen nga tifozët e klubit Vardar, “Komitët”.

Adnan Abdulla është ai që duket në videon virale duke ju ofruar tifozëve të Vardarit. Ai thotë se është i lumtur që ka qenë në atë ngjarje, për të parandaluar ndonjë incident. Abdulla është nga rrethina e Shkupit kurse në ngjarjen në fjalë ka kaluar në cilësinë e krushqve.

Përndryshe, MPB e Maqedonisë ka thirrë në bisedë informative më shumë se 20 tifozë kurse Komiteti i Helsinkut ka kërkuar përgjegjësi për ofendimet dhe thirrjet raciste të vazhdueshme ndaj shqiptarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat