Mickoski: Të mërkurën protesta kundër padrejtësisë, revanshizmit dhe dhunës së Zaevit

Maqedonia

Mickoski: Të mërkurën protesta kundër padrejtësisë, revanshizmit dhe dhunës së Zaevit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:15
Zoran Zaev

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar protesta për të mërkurën (23 shtator).

Ai ju bënë thirrje qytetarëve që nesër në ora 18:30 të protestojnë kundër siç thotë, padrejtësisë, revanshizmit dhe dhunës së Zaevit.

“Kaluan disa ditë, a ka të dyshuar për hekurat në kokë ndaj kritikuesit të pushtetit? Kaluan katër vjet, kjo qeveri e njëjtë, e vjetër dhe e harxhuar, a bënë luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit ose është bërë mafia?”, ka shkruar Mickoski në Facebook, i cili përmend edhe dyshime të tjera ndaj Qeverisë së Zoran Zaevit.

Ndryshe, ai dje deklaroi se ka ofruar kongres të jashtëzakonshëm në të cilin do të kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë, por tha se i njëjti kongres është refuzuar nga anëtarët e partisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat