Damjan Mançevski jep dorëheqje nga posti i deputetit

Maqedonia

Damjan Mançevski jep dorëheqje nga posti i deputetit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:22
Damjan Mançevski

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në qeverinë e kaluar Damjan Mançevski, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e fundit nga radhët e LSDM-së, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në fillimin e seancës së sotme të Kuvendit njoftoi se Mançevski ka dhënë dorëheqje dhe se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, ai nuk do ta arsyetojë dorëheqjen e tij.

KSHZ tani duhet ta informojë Kuvendin për kandidatin e radhës në listë pas Mançevskit, i cili do të zë vendin e tij në Kuvend.

Pasi KSHZ të dërgojë raport, për këtë do të vendosë Komisioni për Çështje të Imunitetit dhe Mandatit dhe më pas do të vazhdojë seanca plenare.

Sipas raportimeve të mediumeve, Mançevski ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit pasi do të emërohet sekretar i përgjithshëm në Qeverinë e re të Zoran Zaevit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat