Konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të mbahet deri në fund të vitit

Maqedonia

Konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të mbahet deri në fund të vitit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:59
Foto Ilustrim

Konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të mbahet deri në fund të vitit, ndërsa po bëhen negociata teknike për harmonizimin e kornizës negociuese, këtë e konfirmoi edhe një herë Euro-komesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi në takimin me Zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Gjatë vizitës në Bruksel, Dimitrov takoi edhe homologun gjerman, Mihael Rot i cili theksoi se konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut është një nga prioritetet e larta të presidencës gjermane me BE-në.

Dimitrov nga ana tjetër ka thënë se procesi i negociatave është mjeti më i mirë për inkorporimin e standardeve evropiane në vend dhe se Maqedonia e Veriut është përcaktuar të bëhet demokraci perspektive evropiane, ku do të sundojë ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat