Roth: Nuk duhet të vendosen kritere shtesë për bisedimet me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Roth: Nuk duhet të vendosen kritere shtesë për bisedimet me Maqedoninë e Veriut

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:09
Michael Roth

Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth vendi i të cilit udhëheq me presidencën e BE-së deri në fund të këtij viti, sot iu referua dokumentit bullgar të publikuar javën e kaluar në media, në të cilin Sofja kërkon kushte të reja për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, informon AIM nga Brukseli.

“Më në fund, pas një kohe të gjatë, ne arritëm të bëjmë përparim me Maqedoninë e Veriut në Evropë, presidenca gjermane po i kushton vëmendje nga afër asaj që po ndodh në Ballkanin Perëndimor. Dhe më shumë se kjo, ne duam të shohim një angazhim të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Ballkani Perëndimor duhet të mbështetet tek ne”, tha Roth.

Ai theksoi se është bërë një përparim i rëndësishëm nën presidencën kroate në mars, kur vendet anëtare, pas disa vonesash, më në fund ranë dakord për të dhënë dritën jeshile për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se qëllimi i Gjermanisë është të zhvilloj konferencën e parë ndërqeveritare në dhjetor të këtij viti.

“Ne e shohim veten si lehtësues të ndershëm për të ndërtuar ura të qëndrueshme për të gjithë dhe për të diskutuar çështje me partnerët tanë bullgarë, sepse ne duhet të punojmë në bazë të asaj për të cilën kemi rënë dakord së bashku, nuk duhet të vendosim kritere dhe kushte shtesë që nuk figurojnë në përfundimet e Këshillit (nga marsi, nëntori)”, tha Ministri Roth, i cili realizoi takim me zv. kryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat