Qeveria hap temën e 5G-së me ambasadorin e Kinës, reagon Ambasada Amerikane në Shkup se s’mund tu besohet

Maqedonia

Qeveria hap temën e 5G-së me ambasadorin e Kinës, reagon Ambasada Amerikane në Shkup se s’mund tu besohet

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës Xhang Xuo gjatë takimit me zëvëndëskryeministrin e parë në Qeveri e hapi temën e rrjetit 5G dhe komunikimeve dixhitale, por foli edhe për kompanitë Huauei dhe ZTE. E për këtë ka reaguar Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Prej aty thonë se nuk mund tu besohen pajisjeve që i prodhon Kina.

“Për fat të keq, kompanive si Huauei dhe ZTE, të cilat janë të lidhura me qeverinë kineze, nuk mund t’u besohet për të mbrojtur të dhëna të ndjeshme dhe pronën intelektuale. “Maqedonia Veriore ka mundësinë të korrë përfitimet e ekonomisë dixhitale, por suksesi do të varet nga fakti nëse përdoren furnizues të besuar për të mbrojtur informacionin privat të qytetarëve”, theksojnë nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Nga Kabineti i Grubit thonë se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s ka obligime ndaj aleancës dhe aleatëve, ndërsa me Kinën kanë bashkëpunim korrekt.

“Në lidhje me 5G teknologjinë, vendi ynë si anëtar i NATO-s ka obligime ndaj aleancës dhe aleatëve, e në veçanti ndaj partnerëve tanë strategjik. Bashkëpunimi dypalësh midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës është korrekt. Të dy vendet bashkë po realizojmë projekte të cilat sjellin përfitim ekonomik për qytetarët dhe vendin tone”, u shpreh Artan Grubi – zv/kryeministër i pare dhe Ministërpër Sistem Politik.

Gjigandi i telekomunikimeve në Kinë, Huauei u bë shitësi më i madh i smartfonëve në botë, në tremujorin e dytë të vitit. Uashingtoni pretendon se firma paraqet kërcënim të konsiderueshëm për sigurinë në internet dhe e ka ndaluar atë në tregun amerikan, ndërsa udhëheq një fushatë për ta izoluar edhe globalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat