Lumi Vardar, i papastruar prej dekadash!

Maqedonia

Lumi Vardar, i papastruar prej dekadash!

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 22:59
Lumi Vardar

Shishe plastike, qese, mbeturina ndërtimore, batanije, letra, çanta … Sende të tilla do të gjeni në lumin Vardar. Për dekada askush nuk e ka pastruar deponinë tonë në lëvizje. Në të hidhen mobilje, aparate teknike, madje edhe automobila të vjetër. Shkupi nuk ka as një stacion për trajtimin e ujërave të zeza, kështu që ujërat fekale përfundojnë direkt në ujërat e Vardarit. Të gjitha Qeveritë premtuan lumë më të pastër dhe aksion të tillë për Vardarin u paralajmërua para dy viteve nga kryetari aktual i Qytetit të Shkupit.

“Unë pres që sistemi kolektor të përfundojë deri në vitin 2020. Atë vit pritet tender i madh ndërkombëtar për ndërtimin e një stacioni për trajtimin e ujërave në Qytetin e Shkupit, pas së cilës ne parashikojmë që ai të përfundojë në vitin 2023 dhe Shkupi më në fund do të ketë ujë blu në lumin Vardar”, deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit (12 qershor 2018).

Por sistemi kolektor nuk është përfunduar. Duhej të ndërtohej deri në shkurt. Ministria e Mjedisit Jetësor për Alsat thotë se 75% ka përfunduar, por nuk dihet saktësisht se kur do të jetë gati tërësisht. Ujësjellësi i Shkupit ende nuk ka zgjedhur kompani për të ndërtuar stacionin e pastrimit.

NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup:

“Për këtë, është publikuar thirrje për të gjitha palët e interesuara që plotësojnë kërkesat, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për para-kualifikimet është deri më 01.10.2020.”

Për pastrimin e ujërave që derdhen në lumin Vardar në pjesën e luginës së Shkupit, shteti ka në dispozicion 136 milion euro para evropiane. Disa janë hua, disa janë grante të pakthyeshme, por ende nuk janë siguruar të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat