Do të hapen konviktet për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni

Maqedonia

Do të hapen konviktet për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:01
Foto Ilustrim

Në seancën e djeshme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është pranuar rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive, për hapjen e konvikteve për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme.

Qeveria ka konfirmuar se do të hapen konviktet, ndërsa në mënyrë shtesë do të informojë për datën e saktë, por me respektimin e protokolleve të vendosura nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Konvikti shtetëror i studentëve i njofton studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme se në dhomat me dy shtretër do të mund të vendoset vetëm një person, ndërsa në dhomat me mbi dy shtretër do të mund të vendosen maksimum dy persona.

Në seancën e djeshme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria në Kuvend do të dorëzojë propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për standardet e studentëve dhe propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për standardet e nxënësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat