Zaev, Nikollovski dhe Filipçe dënohen me nga 50 euro, nuk kanë mbajtur kaska

Maqedonia

Zaev, Nikollovski dhe Filipçe dënohen me nga 50 euro, nuk kanë mbajtur kaska

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:41
Foto Ilustrim

Kryeministri Zoran Zaev, zv/ministri Ljupço Nikollovski si dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe janë gjobitur për kundërvajtje në trafik, respektivisht për mosmbajtje të kaskës gjatë drejtimit të motoçikletës.

Prej fotografive të urdhërpagesave të shpërndara në rrjetet sociale shihet se funksionarët shtetërorë janë gjobitur me nga 50 euro.

Zaev, Nikollovski dhe Filipçe ishin ndaluar para tre dite në bulevardin “Goce Delçev” në afërsi të Qeverisë.

Image
Urdhërpagesa

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat