“E Majta” dorëzon tetë aktpadi kundër Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

“E Majta” dorëzon tetë aktpadi kundër Kuvendit të Maqedonisë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:24
Foto Ilustrim

Partia politike “E Majta” dhe deputetët e saj kanë dorëzuar tetë aktpadi në Gjykatën Administrative, kundër Kuvendit të Maqedonisë së Veriut si organ publik.

Kjo parti thotë se ka pasur mosrespektim të procedurave gjatë verifikimit të mandateve për deputetët Bedri Fazli dhe Fisnike Bekteshi-Shaqiri nga BDI dhe Dragica Gjavoçanova, Zeqir Ramçilloviq, Belkisa Zeqiri, Sllavjanka Petrovska, Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Mirosllav Bogdanovski nga koalicioni “Mundemi”.

Në aktpadi nga kjo parti thonë se janë kryer shkelje thelbësore dhe të pakthyeshme procedurale.

“Në procedurën që i parapriu miratimit të akteve, në mënyrë flagrante është shkelur procedura për verifikimin e mandatit të deputetëve të rinj, i cili zëvendëson një deputet tjetër nga e njëjta listë e kandidatëve dhe aspak nuk është vepruar sipas Rregullores së Kuvendit”, thonë nga “E Majta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat