Gjykata e Lartë e konfirmon aktvendimin, Koçan mbetet në burg

Maqedonia

Gjykata e Lartë e konfirmon aktvendimin, Koçan mbetet në burg

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:56
Sead Koçan

Gjykata e Lartë e konfirmoi dënimin me burg të biznesmenit Sead Koçan prej katër vjet e tetë muaj. Gjykata e Lartë informoi sot se ata kishin marrë një vendim, për të mos shqyrtuar në mënyrë të jashtëzakonshme vendimin kundër tij, dhe e konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët.

Pronari i kompanisë Transmet u dënua nga Gjykata Penale në rastin Trust me gjashtë vjet burg, por Apeli ia uli dënimin.

Koçan u burgos, sepse ai mori një tender nga ELEM-i, me dokumente false, në vlerë prej 17 milion eurove.

Përveç tij, edhe Vasilije Aviroviq, djali i ish-deputetes Vladanka Aviroviq, e cila votoi për ndryshimet kushtetuese, u dënua gjithashtu me tre vjet burg, por Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin e tij me burg, në një dënim me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat