Oda e Mjekëve të Maqedonisë reagon ndaj mjekëve të cilët nuk shërojnë pacientë me COVID-19 dhe japin deklarata pa argumente

Maqedonia

Oda e Mjekëve të Maqedonisë reagon ndaj mjekëve të cilët nuk shërojnë pacientë me COVID-19 dhe japin deklarata pa argumente

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:09
Foto Ilustrim

Oda e Mjekëve të Maqedonisë paralajmëron se deklarimet indivudiale dhe të paargumentuara në lidhje me coronavirusit nga mjekët dhe punonjësit shëndetësor mund të kuptohen seriozisht nga popullata dhe me këtë mund të dëmtohet imazhi i gjithë shëndetësisë dhe po ashtu krijohet frikë dhe mosbesim te qytetarët te sistemi shëndetësor dhe te punonjësit shëndetësor.

Nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë shtojnë se këto qëndrime mund të ndikojnë ndaj vendimit të pacientëve të mois kërkojnë ndihmë mjekësore dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ta rrezikojnë shëndetin e tyre por edhe të krijohen sulme fizike ndaj punonjësve shëndetësor.

“Oda e Mjekëve në mënyrë reagon për atë që gjatë kohëve të fundit në mjetet e informimin publik shumë shpesh publikohen shkrime, komentime, deklarime dhe intervista të mjekëve të cilët qëndrimet e tyre nuk bazohen në argumente shëndetësore apo nga përvoja personale me pacientë me COVID-19. Kjo devalvon punën e mjekëve të cilët janë të përfshirë në shërimin e të infektuarve me coronavirus”, thonë nga Oda e Mjekëve.

Ata u bëjnë thirrje mjekëve dhe punonjësve shëndetësor të cilët paraqiten në publik të japin informacione të sakta dhe të argumentuara.

“Mjekët dhe punonjësit shëndetësor nuk duhet ta harrojnë se roli i tyre në menaxhimin me pandeminë është kyç, dhe secili duhet të jep kontribut dhe përkrahje për kolegët e tyre të cilët punojnë me pacientët e coronavirusit”, thonë nga oda e Mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat