Arrestohen disa persona për sulmin ndaj Ljupço Palevskit

Maqedonia

Arrestohen disa persona për sulmin ndaj Ljupço Palevskit

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Maqedonisë ka arrestuar disa persona si të dyshuar për sulmin ndaj biznesmenit Ljupço Palevski.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, tha se janë duke punuar për ta zbardhur këtë rast, por pa dhënë shumë detaje.

Palevski u sulmua më 17 shtator në qendër të Shkupit.

Policia më pas njoftoi zyrtarisht se ai ishte sulmuar nga dy persona.

Pasi u largua nga spitali, Palevski akuzoi kryeministrin Zoran Zaev dhe ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov, se ishin pas sulmit.

Ai tha se ka marrë kërcënime se do ta fusin në fuçi të kiselinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat