Një i vdekur dhe rreth 150 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Një i vdekur dhe rreth 150 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 141 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 94 pacientë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një 79-vjeçar i diagnostifikuar me koronavrius.

Numri total i rasteve në Maqedoninë e Veriut prej fillimit të pandemisë është 17 mijë e 483 raste, prej të cilëve janë shëruar 14,516 pacientë, ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 2 mijë e 245 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat