​3 viktima dhe 148 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​3 viktima dhe 148 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

148 raste të reja, 3 viktima dhe 65 persona të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.

Numri më i lartë i të infektuarve vazhdon në Shkup, Tetovë, Koçan dhe Berovë, ndërsa në Kumanovë, Dibër dhe Kumanovë ka më pak se 5 të infektuar.

Indeksi i të infektuarve në raport me numrin e testeve sot rezulton 12 për qind. Ndërkohë policia ka gjobitur 528 persona për mos zbatimin e masave mbrojtëse nga koronavirusi si vendosja e maskave. Autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e rekomandimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat