Komuna e Sarajit pritet që nesër ta miratojë planin urbanistik, shpresë për revitalizimin e Treskës

Maqedonia

Komuna e Sarajit pritet që nesër ta miratojë planin urbanistik, shpresë për revitalizimin e Treskës

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 20:41
Foto

“Kaloi edhe kjo verë, ndërsa Liqeni i Treskës mbetet ashtu siç ka qenë! I pa rregulluar dhe i pa revitalizuar! E tani sërish ka një premtim dhe shpresë të re. Këtë të hënë Këshilli Komunal i Sarajit pritet që të diskutojë për çështjen e liqenit”, Besir Arifi, gazetar.

“Ditën e hënë Këshilli Komunal këtu në Saraj duhet që të miratojë planin urbanistik dhe të vazhdojmë procedurat e mëtutjeshme juridike dhe përfundimisht jemi në fund të realizimit faktikisht të këtij projekti që së shpejti edhe të vijmë deri tek gurthemeli, kushtimisht thënë, që të vendoset edhe në funksion”, tha Blerim Bexheti –Kryetar i Komunës së Sarajit.

Megjithatë, as tani, kreu i Sarajit nuk përmend afat konkret kohor se kur mund të fillojë puna në terren!

“Këto janë projeksione, pasi që pas miratimit të planit urbanistik do të duhet bashkërisht komuna dhe Qeveria, gjegjësisht Ministria e Transportit dhe e Ekonomisë që ta ndjekin gjithë procedurën e paraparë me ligj dhe besoj për një periudhë të shkurt…”, theksoi Blerim Bexheti – Kryetar i Komunës së Sarajit.

Bexheti nuk tregoi as sa është shuma e mjeteve që do të nevojiteshin për rindërtimin e Treskës.

Një pjesë e planit detal urbanistik Komuna e Sarajit tashmë e ka dorëzuar në Qytetin e Shkupit, për çka ky i fundit ka dhënë pëlqim për urbanizim të Treskës.

“Unë sinqerisht shpresoj i gjithë plani strategjik, e dini se para dy vitesh Qeveria solli vendim që Treska është zonë e veçantë turistike, me qëllim që të lehtësohet investimi strategjik, është sjellë plani dhe tani presim që përfundimisht të fillohet me zbatimin e atij plani”, deklaroi Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Treska dikur ka qenë atraksion turistik, por vitet ngadalë sollën edhe zbehjen dhe rrënimin e saj, e edhe pas shumë premtimeve, deri më tani nuk është rregulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat