MASH: Po testohet planfomra e mësimit online

Maqedonia

MASH: Po testohet planfomra e mësimit online

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:32
Foto Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pas reagimeve të forta nga prindërit dhe nxënësit, madje edhe nga vetë mësuesit se sistemi i platformës mësimore online ka rënë dhe nuk mund të regjistrohet, doli me një shpjegim se faza e testeve funksionale është duke u zhvilluar për të eliminuar të gjitha mangësitë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se testet e Platformës së vetme Kombëtare përmes së cilës do të zhvillohet mësimi në distancë nga 1 Tetori i këtij viti janë duke u zhvilluar. Testimi është pjesë e procedurës për arritjen e funksionalitetit të plotë të platformës, ndërsa në fazën e testimit të gjitha sfidat zbulohen dhe tejkalohen”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në mënyrë që të sigurohet një platformë plotësisht funksionale deri në fillim të vitit shkollor, thonë nga MASH, testimi do të vazhdojë në ditët në vijim.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se të gjitha përgatitjet, testet dhe optimizimet e platformës janë aktualisht në proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat