Spasovski: “Zona të sigurta familjare” kryesisht për mbrojtjen e grave shtatzëna dhe fëmijëve deri në moshën trevjeçare

Maqedonia

Spasovski: “Zona të sigurta familjare” kryesisht për mbrojtjen e grave shtatzëna dhe fëmijëve deri në moshën trevjeçare

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 15:37
Oliver Spasovski

Në projektin “Zona të sigurta familjare” është veçanërisht e rëndësishme që ky projekt është drejtuar për mbrojtjen ndaj fëmijëve të cilët marrin pjesë në trafik dhe gratë shtatzëna, të cilat gjithashtu marrin pjesë në trafik.

Përmes realizimit të këtij projekti dërgohet mesazh i fuqishëm për mbrojtjen e grave shtatzëna dhe fëmijëve deri në moshën trevjeçare, projekt i cili mundëson definimin e zonave familjare për parkim, në të cilat do të mund të parkohen gra shtatzëna apo prindër të fëmijëve deri në moshën trevjeçare.

Këtë e deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me rastin e shënimit të vendparkimeve për projektin “Zona të sigurta familjare” në realizim të LAMM, në bashkëpunim me MPB, Qytetin e Shkupit dhe BNJVL.

Ky projekt, informoi ai, është në fazë të implementimit të plotë në Shkup, ndërsa do të vazhdojë me implementimin e tij edhe në Veles, Kumanovë, Ohër dhe të tjerë, me qëllim që në territorin e të gjithë shtetit ta implementojmë projektin dhe në këtë mënyrë, potencoi Spasovski, ta ngrisim sigurinë në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat