Një policie maqedonase pozoi gjysmë e zhveshur me një uniformë dhe postoi një foto në mediat sociale.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm nisi procedimet disiplinore kundër saj. Edhe pse e paqartë, fotoja tregon shenja policie, një këmishë të zbërthyer dhe një kravatë midis gjoksit.
Oficerja e policisë sipas mediave maqedonase, është Violeta Galeva, e cila ishte punësuar në ministri 11 vjet më parë, pra në janar 2009, shkruan A1on.
Ajo punon në Departamentin e Çështjeve të Kufirit dhe Migracionit, pra në sektorin për kontrollin dhe mbështetjen e kufirit, në njësinë për të huajt dhe ripranimin.
“Departamenti për Kontrollin e Brendshëm, Hetimet Kriminale dhe Standardet Profesionale në Ministrinë e Brendshme po vepron për çështjen për të cilën po kërkoni”, tha shkurt Ministria e Brendshme.