Aksident në rrugën Shtip-Radovish, lëndohen 17 ushtarë të Maqedonisë

Maqedonia

Aksident në rrugën Shtip-Radovish, lëndohen 17 ushtarë të Maqedonisë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:56
Foto Ilustrim

Këtë mëngjes ka ndodhur në aksident në rrugën Shtip-Radovish, tek vendi i quajtur “Kilometri i tetë”, në të cilin kanë marrë pjesë një autobus dhe një furgon.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për autobus në të cilin kanë qenë pjesëtarët e Ushtarisë së Maqedonisë së Veriut, të cilët me autobus nga qytetet e tyre kanë udhëtuar për në Shkup.

Zëdhënësja e Spitalit Klinik në Shtip, Marina Shumanska, tha se në spital kanë arritur 17 persona me lëndime trupore, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa zëdhënësi i SPB Shtip Gordana Panajatova, tha se në rrjedhë është hetimi në vendin e ngjarjes dhe detaje do të jepen më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat