Për shkak të kësaj fotografie, policja maqedone në procedurë disiplinore, a e ka tepruar?

Maqedonia

Për shkak të kësaj fotografie, policja maqedone në procedurë disiplinore, a e ka tepruar?

Nga: D.G. Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:02
V.G

Kontrolli i brendshëm i policisë së Maqedonisë Veriore filloi procedimin disiplinor kundër një policje, e cila u fotografua gjysmë e zhveshur me uniformë dhe e postoi videon në rrjetet sociale.

Siç thuhet, fotografia, megjithëse është e paqartë, tregon shenja policie, këmisha e zbërthyer dhe kravatë mes gjinjve.

Sipas burimeve të portalit A1.on, kjo është zyrtarja policore V.G., e cila është punësuar në Ministrinë e Brendshme 11 vjet më parë, në janar 2009, dhe punon në departamentin e çështjeve të kufirit.

Për sjellje të tillë, përkujtojnë ata, në të kaluarën, disa punonjës policie janë ndëshkuar, sepse kontrolli i brendshëm konsideronte se është shkelur kodi i etikës së sjelljes, i cili duhet të respektohet nga të gjithë punonjësit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat