MASH: Për një ditë në platformën për mësim në distancë janë paraqitur mbi 88 mijë përdorues

Maqedonia

MASH: Për një ditë në platformën për mësim në distancë janë paraqitur mbi 88 mijë përdorues

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 11:11
Foto Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut informon se procesi i testimit të platformës online për mësim nga distanca, do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Nga MASH thonë se vetëm dje në këtë platformë janë paraqitur mbi 88 mijë përdorues aktiv.

“Të njëjtit kanë kontribuar për identifikim të suksesshëm dhe definim të pengesave të cilat dalin nga ngarkesa e platformës në këtë fazë. Rezultatet e testimit në terren hetohen plotësisht dhe ka filluar optimizimi i resurseve në të tre vatrat e serverit (database servers, load balancer dhe web servers)”.

“Testimi vazhdon edhe sot, ndërsa si rezultat theksojmë që herë pas here mund të merrni mesazh për lidhje të ndërprerë (error database connection), diçka që pritet në fazën e testimit”, thonë nga MASH.

Ata thonë se qëllimi përfundimtar është që të mundësojnë proces arsimor të vazhdueshëm në kushte të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat