Opozita maqedonase me akuza ndaj Qeverisë për vitin e ri shkollor

Maqedonia

Opozita maqedonase me akuza ndaj Qeverisë për vitin e ri shkollor

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 13:43
Foto Ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar sërish Qeverinë në lidhje me situatën në procesin arsimor, në kushte të pandemisë.

Marija Miteva nga kjo parti, sot në konferencë për shtyp tha se Qeveria ka bërë kolaps të plotë në sistemin arsimor, duke shtuar se për dy ditë nuk arrijnë të menaxhojnë me sfidat që paraqiten gjatë vitit të ri shkollor.

“Ankesat e prindërve, nxënësve dhe mësuesve janë të shumta. Në këtë pikë, pyetja është nëse viti shkollor do të fillojë më 1 tetor? Fakti është që javët e ardhshme do të shpenzohen në trajnime shtesë. Koha për zbatim, koha për trajnimin e stafit, por jo koha për transferimin e njohurive tek studentët. Përveç problemeve të panumërta me të cilat përballen të gjithë, fatkeqësisht do të ketë studentë, afër 40 mijë, të cilët për arsye të ndryshme nuk do të mund të hyjnë në platformë”, tha Miteva në konferencë.

Ajo shtoi se platforma online është komplikim i sistemit ekzistues, por jo edhe funksional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat