Zv.kryeministri i parë Grubi priti në takim ambasadorin çek, Toman: Vlerësohet përkrahja dhe bashkëpunimi mes dy vendeve

Maqedonia

Zv.kryeministri i parë Grubi priti në takim ambasadorin çek, Toman: Vlerësohet përkrahja dhe bashkëpunimi mes dy vendeve

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendës kryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Çeke në vendin tonë, SH.T Mirosllav Toman me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve.

“Vlerësoj përkrahjen dhe ndihmën e deritanishme të Republikës Çeke që ia ofron vendit, në veçanti në bashkëpunimin në pjesën e kontrollit të kufirit të Maqedonisë së Veriut. Këtë sot e bisedova me ambasadorin e Republikës Çeke, z. Mirosllav Toman me të cilin u pajtuam se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej dhe që i njëjti do të përforcohet”, ka theksuar kështu pas takimit Grubi.

Ndërkohë që ambasadori Toman tha se Çekia si vend anëtar i BE-së, përshëndet mbajtjen e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore të Maqedonisë së Veriut, që sipas tij janë një vlerë e cila do të lehtësoj integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat