Ministrat firmosën Kodin e sjelljes etike, premtohet punë transparente në institucione

Maqedonia

Ministrat firmosën Kodin e sjelljes etike, premtohet punë transparente në institucione

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kodi për sjelljen etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruara nga Qeveria, me obligime konkrete, detyron funksionarët për më shumë transparencë dhe llogaridhënie.

Çdo gjashtë muaj, secili funksionar dorëzon raport për shpenzimet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Funksionarët duhet t’i publikojnë edhe të gjithë të dhënat për punën e tyre dhe të institucioneve, në web faqe, raportet për punë, planet për punë, raportet e revizionit, listat e të punësuarve, llogaritë përfundimtare dhe dokumente të tjera, gjithçka që është në interes të qytetarëve kur bëhet fjalë për institucionet e financuara nga buxheti. Funksionarët do të jenë të obliguar të publikojnë secilin dyshim se janë në situatë të konfliktit të interesave dhe të kërkojnë udhëzime -tha Lupço Nikollovski, zv/kryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Përveç kësaj, Kodi parashikon dispozita për punë pa korrupsion, pa anshmëri dhe të respektohen ligjet. Në rast të shkeljes së këtyre parimeve, kryeministri ka të drejtë që ndaj funksionarit që bën shkeljen të dërgojë kritikë zyrtare, të kërkojë përgjegjësi politike, konkretisht, dorëheqje, ose të ndërmarrë nismë për të informuar institucionet kompetente për shkeljet. Anëtarët e kabinetit qeveritar e firmosën atë.

Sjellja e secilit anëtar të qeverisë dhe e secilit funksionar të zgjedhur dhe të emëruar dhe respektimi i parimeve të menaxhimit të mirë duke treguar integritet, transparencë, llogaridhënie, drejtësi dhe paanshmëri është prioriteti jonë në periudhën që vjen – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.

Grupi i vendeve kundër korrupsionit pranë Këshillit të Evropës, GRECO, ditë më parë kërkoi nga pushteti respektimin në praktikë të Kodit etik të funksionarëve të ekzekutivit, të miratuar së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat