Dimitrov nesër për vizitë zyrtare në Gjermani

Maqedonia

Dimitrov nesër për vizitë zyrtare në Gjermani

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me ftesë të Ministrit shtetëror për Evropë të Republikës Federale të Gjermanisë, Michael Roth, zv. kryeministri për Çështje Evropiane , Nikolla Dimitrov, më 30 shtator dhe me 1 tetor do të qëndroj në vizitë pune në Berlin.

“Kjo është vizita e pare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas formimit të saj, njashtu edhe vizita e pare në kohën e presidencës gjermane me Këshillin e BE-së. Gjermania si kryesues aktuel me BE-në po udhëheq procesin e harmonizimit të Kornizës Negociuese, ky dokumenti kryesor sipas të cilit do të zhvillohen negociatat”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Gjatë vizitës, planifikohen takime edhe me: Jan Hecker, Këshilltari Kryesor i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Kancelares Merkel, Thomas Bagger, Këshilltar i Politikës së Jashtme të Presidentit Steinmeier, Zabine Ster, Komisioner për Politikat e BE në Ministrinë e Jashtme Gjermane dhe Suzanne Schutz, Drejtore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, për Evropën Juglindore, Turqin dhe vendet e EFTA, si dhe me bashkëbisedues të tjerë përkatës në kontekstin e mbështetjes gjermane për të ardhmen tonë evropiane.

Theksi kryesor gjatë bisedimeve do të jetë në realizimin e qëllimit të përbashkët tashmë të vendosur të Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë – mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me BE deri në fund të vitit.

Përveç shkëmbimit të pikëpamjeve mbi dinamikën e miratimit të kornizës, Zëvendës Kryeministri Dimitrov do të ngrejë çështje edhe për bashkëpunimin rajonal në kontekst të Procesit të Berlinit i iniciuar nga vet Gjermania, si dhe mundësitë për të rritur bashkëpunimin dypalësh të zhvillimit dhe marrëdhëniet tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat