Maqedoni, miratohet protokolli për këndet e lojërave për fëmijë

Maqedonia

Maqedoni, miratohet protokolli për këndet e lojërave për fëmijë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Qeveria sot e miratoi protokollin për punë në kënde për lojëra në kushte të epidemisë dhe rekomandoi respektim të ashpër të masave për mbrojtje nga pandemia, por edhe të protokollit gjatë kryerjes së veprimtarisë.

“Në seancën e sotme u miratua protokoll për punë në kënde për lojëra në kushte të epidemisë me Covid-19 dhe rekomandohet respektim i ashpër i masave për pengimin e përhapjes së Covid-19 dhe protokollin e miratuar gjatë kryerjes së veprimtarisë”, njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Përgjegjësia dhe obligimi për zbatimin e tërësishëm të dispozitave nga protokolli, siç informojnë prej aty, është e atyre që e kryejnë veprimtarinë.

Ndryshe sot, qeveria sot e miratoi edhe raportin e Komisionit për dhënien e lejeve për organizimin e mësimit me prani fizike në shkolla për kërkesat e themeluesve, të parashtruara në periudhën prej 25 shtatorit deri 29 shtator të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat