Administrata e Maqedonisë do të punojë prej orës 8:00 deri në ora 16:00

Maqedonia

Administrata e Maqedonisë do të punojë prej orës 8:00 deri në ora 16:00

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 21:05
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë ka hequr masën për punë fleksbile në administratën shtetërore.

Tashmë të gjithë administratorët duhet të punojnë nga ora 8 deri në ora 16:00 dhe ky vendim do të vlejë nga 1 tetori.

“Qeveria mori vendim që ta suspendojë vendimin për punë fleksibile për të gjithë punonjësit në administratën shtetërore, dhe në vend të punës prej orës 7:30 deri në ora 15:30 dhe 8:30 – 16:30, nga një tetori do të vlejë orari 8:00 – 16:00”, njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Ndryshe, pas tre viteve të orarit fleksibil, administrata publike nga 1 tetori do të punojë me termin fiks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat