Shpenzohen 6.7 milion euro për blerje emergjente për mbrojtje nga COVID-19

Maqedonia

Shpenzohen 6.7 milion euro për blerje emergjente për mbrojtje nga COVID-19

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:15
Foto Ilustrim

Në gjashtë muajt e parë të krizës, 6.7 milion euro u shpenzuan në blerje emergjent për mbrojtje nga coronavirusi, tregon raporti nga hulumtimi i Qendrës për Komunikime Civile.

Me 2.2 milion euro, sipas shumës së kontratave të lidhura, udhëheq Ministria e Brendshme, e cila, siç tregohet në hulumtim, përbën një të tretën e vlerës së këtyre kontratave.

“-43% e vlerës së të gjithë tenderëve u përkisnin vetëm pesë kompanive, megjithëse gjithsej 186 kompani fituan një tender në lidhje me coronavirusin.

– Për 68% të marrëveshjeve të lidhura, institucionet shkelën detyrimin ligjor për të publikuar marrëveshjet brenda dhjetë ditëve nga nënshkrimi.

-Një në tre kontrata të blerjet publike në lidhje me coronavirusin ishte negociuar me vetëm një ofertues.

-Ka ndryshime të konsiderueshme në çmimet e maskave të blera, kostumeve dhe dorezave.

– Një pjesë e kontratave nuk përmbajnë një përshkrim të saktë të produkteve që u blenë, gjë që lë hapësirë ​​për abuzime në zbatimin e kontratave”, thuhet në hulumtimin e Qendrës për Komunikime Civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat