Bie numri i të punësuarve në industrinë e Maqedonisë

Maqedonia

Bie numri i të punësuarve në industrinë e Maqedonisë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 15:18
Foto Ilustrim

Për 4.7 përqind është ulur numri i punëtorëve në industrinë e Maqedonisë në periudhën janar-gusht 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Ndërsa në gusht të viti 2020, në krahasim me gushtin e vitit 2019, është ulur për 5.1 përqind.

Siç njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, numri i punëtorëve në sektorin Xehe dhe nxjerrje e gurit në gusht të vitit 2020, në krahasim me gushtin e vitit 2019, është ulur për 0.8 përqind, në sektorin Industria përpunuese për 5.6 përqind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, është ulur për 1.5 përqind.

Sipas grupeve industriale, numri i punëtorëve shënon rënie te Energjia për 1,3 për qind, Prodhimet intermediale, përveç energjisë për 6,2, Prodhimet kapitale për 6,1, Prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 6,7 dhe Prodhimet jo të përhershme për konsum të gjerë për 4,6 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat