Pendarovski: Gjendjet e jashtëzakonshme janë sjell me konsensus politik

Maqedonia

Pendarovski: Gjendjet e jashtëzakonshme janë sjell me konsensus politik

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 16:15
Stevo Pendarovski

Kabineti i presidentit të shtetit Stevo Pendarovski ka reaguar pas paralajmërimit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së se nuk do të votojnë për konfirmimin e pesë vendimeve të presidentit Stevo Pendarovski, për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Presidenti Pendarovski vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme i ka sjell në përputhje me Kushtetutën, bazuar në propozime të arsyetuara nga Qeveria për gjendjen faktike derisa Kuvendi ishte i shpërbërë. Përveç kësaj, në mënyre shtesë janë mbajtur seanca të Këshillit për Siguri, ndërsa në dy raste edhe takime me kryetarët e partive politike të cilët në mënyrë të pavarur kanë fituar mandatet në zgjedhjet e fundit parlamentare, takime në të cilat u arrit një konsensus politik për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjithashtu gjykata Kushtetuese konfirmoi kushtetutshmërinë e vendimeve të marra nga Presidenti Pendarovski, ndërsa konfirmimi i vendimeve për ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme është në kompetencë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga kabineti i Pendarovskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat