Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ua rikujton punëdhënësve që ta paguajnë pagesën K-15 deri në fund të vitit

Maqedonia

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ua rikujton punëdhënësve që ta paguajnë pagesën K-15 deri në fund të vitit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ua rikujton punëdhënësve se deri në fund të vitit 2020 duhet të përmbushin detyrimin ligjor për pagesën e punëtorëve, përkatësisht për K-15.

“Pagesa për regresin e pushimit vjetor është e rregulluar me marrëveshje kolektive, ndërsa marrëveshjet kolektive sipas Kushtetutës kanë vlerë të njëjtë si ligjet. Vlefshmëria e marrëveshjeve kolektive nuk mund të suspendohet nga organet shtetërore. LSM pret nga punëdhënësit ta përmbushin detyrimin ligjor ashtu siç është vërtetuar në marrëveshjet kolektive”, thuhet në njoftimin e LSM-së.

Ata shtojnë se punëdhënësve të cilëve nuk u paguhet K-15 me propozim të LSM-së do të ndërhyjë Inspektorati Shtetëror, ndërsa për mospagesë të K-15 është paraparë edhe dënim deri në një vjet burg.

K-15, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, duhet të paguhet deri në fund të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat