Grubi: Ligjet që duhet të miratohen me dy të tretat do të përpilohen me opozitën

Maqedonia

Grubi: Ligjet që duhet të miratohen me dy të tretat do të përpilohen me opozitën

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:12
Artan Grubi

Zv. kryeministri Artan Grubi njoftoi se në Qeveri është diskutuar për një praktikë të re të përpilimit të kornizave ligjore që duhet të miratohen më 2/3 e votave dhe e cila do të përfshijë në mënyrë aktive edhe opozitën. Kjo vjen pas vendimit të fundit të opozitës që të mos votojë konfirmimin e vendimeve për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në muajt mars-qershor nga presidenti Pendarovski.

“Te të gjitha ligjet sistemore reformuese të cilat duhet të miratohen me 2/3, opozita duhet të marrë pjesë në mënyrë konstruktive. Madje në mbledhjen e fundit të Qeverisë e ngritëm këtë çështje dhe kërkuam që të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë prej 2/3 paraprakisht të diskutohen me opozitën maqedonase dhe shqiptare dhe të bëhet një grup pune, të konsolidohet teksti që të jetë i pranueshëm për të gjitha palët dhe më pas ta procedojmë në Kuvend”, deklaroi Artan Grubi.

Grubi gjithashtu ka deklaruar se për të është e palogjikshme që kufiri me Kosovën dhe vendet e rajonit të jetë e mbyllur.

Ai thotë se askush në Qeveri nuk po e pengon hapjen e kufijve por se po shohin mundësin e hapjes së kufijve bashkërisht me të gjitha vendet e rajonit dhe se shpreson se dy mbledhjet e ardhshme të Qeverisë të sillet vendim për kufijtë.

“Nuk shoh arsye të logjikshme për t’i pasur kufijtë e mbyllur dhe kërkova që ta adresojmë këtë çështje, Zaev ishte afirmativ ndërsa u vendos që brenda kësaj javë ta shqyrtojmë mundësinë rreth hapjes së kufijve”, ka deklaruar Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat