Sot katër viktima dhe 162 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot katër viktima dhe 162 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:28
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1350 testime për coronavirus, ndërsa 162 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-75, Kumanovë-14, Dibër-1, Shtip-5, Prilep-5, Tetovë-13, Strugë-1, Veles-2, Manastir-5, Ohër-2, Kavadar-2, Gjevgjeli-3, Strumicë-10, Kriva Pallankë-3, Radovish-4, Koçan-12, Probishtip-1, Valandovë-1, Vinicë-2, Shën Nikolla-1.

Janë regjistruar edhe katër viktima, tre nga Shkupi (55, 80 dhe 81) dhe një nga Shtipi (81).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 109 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i të infektuarve arrin në 18.138, prej të cilëve 15.068 janë shëruar, ndërsa 743 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.327.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat