Tensione në seancën gjyqësore për “Monstrën”, Fetai: Dheu nga vendi i ngjarjes me makinën është i njëjtë

Maqedonia

Tensione në seancën gjyqësore për “Monstrën”, Fetai: Dheu nga vendi i ngjarjes me makinën është i njëjtë

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 18:51
Foto Ilustrim

Kanë ngelur edhe dy ose tre seanca gjyqësore për rastin Monstra për të përfunduar si gjykim, përkatësisht si rigjykim. Në seancën e sotme pati tensione mes prokurores së lëndës Fatime Fetai dhe avokatit të palës mbrojtëse Naser Raufi në lidhje me ekspertizën e dheut në vendin ku ka ndodhur vrasja e pesëfishtë. Avokati i palës mbrojtëse thotë se kjo ekspertizë është fallco dhe është pikërisht montim i rastit.

“Zonja Antiq tha që ajo praktikisht nuk ka bërë ekspertizë të dheut, por ka bërë analizë. Për këtë analizë nuk kemi ndonjë procesverbal, asnjë raport nuk kemi të asaj, por kinse e ka bërë analizën, paramendojeni vetëm të dy pjesëve të dheut, jo siç tha Snezhana që e ka bërë prej dheut dhe e ka konstatuar me granulimin se çfarë elementesh ka atje. Kjo do të thotë se bëhet fjalë edhe për një falsifikim dhe jemi të detyruar jo një padi penale, por duhet dy padi penale edhe kundër dëshmitarit”, u shpreh avokati Naser Raufi.

Por prokurorja e lëndës Fatime Fetai kundërshton deklaratat e avokatëve. Ajo thotë se s’ka të bëjë me ekspertizë të rrejshme ose të pavërtetë siç pretendon pala dhe se dheu i gjetur në vendin e vrasjes korrespondon me dheun e gjetur në makinën Opel Omega.

“Nuk kemi të bëjmë me fjalë shtesë në ekspertizë për arsye se mungon pjesa e analizës me mikroskop skenues të cilën pikërisht tani e sqaron edhe ekspertja. D.m.th janë përdorur disa metoda dhe është ardhur deri te ai rezultat që e kemi në ekspertizë dhe edhe njëherë e konfirmoj dheu nga vendi i ngjarjes dhe ai nga makina Opel Omega është i njejtë”, deklaroi prokurorja Fetai.

Ndërkohë Fetai sqaron se problemi që u paraqit në seancën e fundit është se në ekspertizën e dheut mungonte pjesa e analizës që është bërë me anë të mikroskopit skenues. Për vrasjen e 12 prillit të vitit 2012, akuzohen Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq si dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat