Martin Protugjer pozitiv ndaj Kovid-19, anulohet seanca gjyqësore për rastin “Titanik”

Maqedonia

Martin Protugjer pozitiv ndaj Kovid-19, anulohet seanca gjyqësore për rastin “Titanik”

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 12:07
Foto Ilustrim

Ish funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Martin Protugjer i akuzuar në rastin “Titanik”, është pozitiv ndaj Kovid-19, për këtë arsye është anuluar seanca e sotme për rastin Titanik.

Mbrojtja e Protugjerit deri tek Gjykata ka dorëzuar njoftimin se edhe bashkëshortja e të akuzuarit është pozitiv ndaj Kovid-19. Sipas protokolleve, Protugjer nuk do të mund të marr pjesë në seancat gjyqësore gjatë 20 ditëve të ardhshme, gjegjësisht gjatë kësaj periudhe nuk do të mbahen seanca gjyqësore.

Lidhur me këtë situatë të krijuar, gjykatësi Osman Shabani kërkoi nga avokatët e të akuzuarit Martin Protugjer që më 5 nëntor ta njoftojnë Gjykatën për gjendjen e tij shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat